Data e hapjes së thirrjes: 14 Janar 2019
Afati për dërgimin e zgjidhjeve: 4 Marsh 2019 - Closed
Përshkrim i shkurtër i Kërkesës për Zgjidhje (konteksti, objektivat, etj.)
Listë nevojash
1. Furnizimi me energji i anijeve gjatë kohës së futjes në port
Gjatë qëndrimit për rreth 10 orë në një port, motorrat me naftë të një anijeje të vetme djegin rreth 20 ton naftë dhe prodhojnë 60 ton dioksid karboni. Kjo ndotje është ekuivalente me ndotjen e prodhuar nga 25 makina të masës së mesme në një vit. Këto gazra mund të reduktohen duke menduar për zgjidhje të furnizimit me energji të anijeve në port. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit në legjislacion në fushën e mjedisit, shumë porte dhe pronarë anijesh po mundohen të reduktojnë këtë ndotje, në linjë edhe me impaktin e ngrohjes globale. Një alternativë e vlefshme në uljen e ndotjes së agjentëve të ndryshëm është elektrifikimi i vendeve të ankorimit, me fjalë të tjera, ndërtimi i infrastrukturës për të furnizuar me energji elektrike anijet për veprimet e tyre gjatë kohës së ankorimit në port. Megjithatë, një infrastrukturë e tillë kërkon investime të kushtueshme sisteme shpërndarjeje adekuate, si edhe nevojën e prodhimit të energjisë diku tjetër.
Siç është raportuar në titullin e Nevojës, është pra e domosdosshme të sigurohet një zgjidhje teknologjike për elektrifikimin e terminaleve që lejon tejkalimin e barrierave teknlogjike dhe ato të tregut, duke vlerësuar edhe mundësitë alternative për të prodhuar energjinë brenda në port.
2. Shpërndarja efiçente e gazit natyror të lëngshëm në port
3. Mbledhja dhe Analiza e të dhënave mbi Energjinë
4. Përmirësimi i Mikroklimës
5. Nxitja dhe facilitimi i sjelljeve pro efiçencës së energjisë
6. Racionalizimi i hapësirave dhe logjistikës
7. Metoda dhe Zgjidhje për një Shpërndarje më eficente të ajrit të kompresuar dhe ftohësve të lëngësht në procesin e prodhimit
8. Metoda për një rinovim komplet të sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar
Duke iu referuar të dhënave nga Komisioni Evropian, ndërtesat Evropiane janë kryesisht inefiçente, me 35% të ndërtesave që janë mbi 50 vite të vjetra. Këto ndërtesa, ato publike, rezidencat e banimit apo zyrat janë të karakterizuara nga një sistem ngrohjeje dhe ventilimi jo-efiçent. Përmirësimi i këtij sistemi apo riparimi total janë një ngarkesë mjaft e madhe ekonomike dhe që nënkupton një ndalesë të veprimtarisë së prodhimit apo lëvizjes së njerëzve në banesa të reja derisa të përfundojnë riparimet.
Ashtu siç është raportuar në titullin e Nevojës, është e domosdosshme të prezantohet një metodologji/proces me faza të ndryshme që çojnë drejt një zëvendësimi total ose të pjesshëm të instalimeve të vjetra duke synuar që të mos ketë kosto të madhe financiare dhe të optimizohet teknologjia në bazën e asaj ndërtese. Në këtë kontekst, përdorimi i një burimi tjetër ngrohjeje (si paletat, metani, GNL apo druri) mund të merren në konsideratë.
9. Tre vite kohë për Rikthimin e Investimit
10. Prodhimi i Energjisë diellore në tarracat e ndërtesave me mure dhe tarraca të përbashkëta
11. Menaxhimi Efiçent i Ndriçimit/Mjeteve
12. Ulja e Fuqisë së Pikut (të energjisë) dhe Ulja e Rezistencës Reaktive
13. Zbatimi i Prodhimit të Energjisë nga Burimet e Energjisë së Rinovueshme
14. Energji Zero për Mobilitetin e Turistëve